NISMA mban sot mbledhje, çfarë vendimi pritet të marrë për fushatë?!

- Advertisement -

NISMA Socialdemokrate pritet të mbajë sot një mbledhje të strukturave partiake, ku fokus kryesor do të jetë diskutimi dhe vendimmarrja lidhur me mbështetjen politike në fushatën zgjedhore.

Burime te Scanner bëjnë të ditur se strukturat e Nismës do të tubohen sot në ora 17:00, ku pritet të qartësohet qëndrimi i partisë për hapat e ardhshëm politikë.

Ky takim vjen në një periudhë të rëndësishme para zhvillimeve zgjedhore, ku partitë po intensifikojnë aktivitetet dhe pozicionimet e tyre në fushatë.

Kujtojmë se Nisma ka kërkuar zyrtarisht bashkepunim me PDK, por është refuzuar nga Kryesia e PDK./Scanner/

Të ngjashme

Të fundit