15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Nisin ofertat për kapelën e Melania Trump

- Advertisement -

Melania Trump ka bërë me dije se po zhvillon një ankand të kapelës së bardhë që kishte veshur gjatë vizitës së Presidentit francez Emmanuel Macron dhe gruas së tij në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2018. 

CNN shkruan se disa nga të ardhurat do të shkojnë drejt një nisme që është pjesë e programit ‘Be Best’ të ish-zonjës së parë.

Ankandi online do të zgjasë deri më 25 Janar dhe do të nisë me një ofertë prej 250 mijë Dollarësh. Në ankand do të dalë dhe një pikturë e kapelës me bojëra uji si dhe një vepër arti dixhitale.Të dyja punimet kanë mbishkrimin e Melanisë.

Të gjitha artikujt që Trump shet mund të blihen vetëm përmes kriptomonedhës, raporton CNN.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit