Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për formimin e Qeverisë së re.
Në sallën plenare janë të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Serbe dhe ata të komuniteteve jo shumicë.
Ndërkohë, në sallë nuk janë të pranishëm deputetët e PDK-së, pasi kjo parti ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.





