12 C
New York
Sunday, May 5, 2024

Buy now

Nicole Kidman do të vlerësohet me çmim

- Advertisement -

Ylli australian i kinematografisë, Nicole Kidman, do të nderohet me çmim për arritje jetësore, nga Instituti Amerikan i Filmit. Aktorja 55-vjeçare pritet të vlerësohet me çmimin  e 49-të me radhë, “AFI Life Achievement Award”, nderimi më i madh për një karrierë në kinematografi.

“Nicole Kidman e ka magjepsur audiencën për dekada me guximin e artit të saj dhe sharmin e një ikone të ekranit. Ajo është një forcë e natyrës që ka treguar guxim në zgjedhjet e roleve dhe në çdo performancë të saj. Instituti Amerikan i Filmit ka nderin t’ia dhurojë asaj çmimin e 49-të ‘AFI Life Achievement’”, deklaroi Kathleen Kennedy, kryetare e bordit.

Kidman, e cila është nominuar pesë herë për “Oscar”, do të mare pjesë në galanë,në  teatrin “Dolby” në Los Angeles, më 10 Qershor të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, ajo do të bëhet australiania e parë që e pranon këtë nderim.

Në të kaluarën me çmimin për arritje jetësore janë nderuar yjet, Julie Andrews, George Clooney, Jane Fonda, Steve Martin, Mel Brooks, Morgan Freeman dhe të tjerë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit