Nicki Minaj është penduar lidhur me disa operacione plasike që ka bërë në trupin e saj. Në një intervistë të dhënë se fundmi, reperja 40-vjeçare ka treguar se ishte më mirë para se të bënte ndërhyrjet estetike.
“Të garantoj që nëse ndryshon diçka në trupin tënd, duke bërë një ndërhyrje kozmetike, me shumë mundësi, pendohesh dhe thua se ishe më mirë ashtu siç ishe”, ka thënë Minaj për drejtuesit e ‘podcastit’, Chioma Nnadi and Chloe Malle.
“Dhe e njëjta gjë më ndodhi edhe mua”, tha ajo. “Nuk mund ta besoj që disa prej fotove që kam bërë para ndërhyrjeve nuk më pëlqenin”.
“Nuk më pëlqente që isha e dobët, të kisha të pasme të sheshta. Nuk më pëlqente gjoksi që nuk rrinte i ngritur. Kishte shumë gjëra që nuk më pëlqenin. Dhe tani që i shoh ato foto, sinqerisht them me vete që do doja shumë të isha përsëri ashtu”.
“Arsyeja pse unë nuk i shihja fotot e mia të vjetra ishte sepse nuk më pëlqente trupi im ndërsa tani e dashuroj se si dukej fiziku im në atë kohë”.
Këngëtarja ka shpjeguar se vendimin për të bërë operacione plastike e ka marrë kur nisi të bëhej një person publik. Pasioni i saj për muzikën, e detyroi atë që në një farë mënyre të përballej me një ambjent të frikshëm, i cili duket se një “tas me peshq”, ku miliona njerëz të shikojnë.
Ajo ka shtuar gjithashtu se ardhja në jetë e djalit të saj ia ka ndryshuar perceptimin në lidhje me operacionet plastike të bëra vite më parë.
“Mendoj se shtatzania ka luajtur një rol të rëndësishëm pasi kur shoh djalin tim, kujtohem për veten time shumë. Vetja ime reale. Dhe mendoj me veten time që pse nuk e pëlqeja këtë. Shumë e çuditshme. Por tani që shoh fotot e vjetra them me vete që këto foto janë shumë të bukura”.