“Nga nesër do të përpiqemi t’i vazhdojmë diskutimet”: Abdixhiku e heq pezullimin e takimeve me VV-në

- Advertisement -

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hequr pezullimin e takimeve me Lëvizjen Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja.

Këto deklarata ai i bëri në një konferencë për media, pasi u konfirmua në një votim të ngushtë si kryetar i kësaj partie.

“LDK ka mision shumë më të madh, miratoi një deklaratë që do ta bëjmë publike shumë shpejt, deklarata ka të bëjë me gjendjen politike në Kosovë, mbështetem përpjekjen tonë për ta stabilizuar stabilitetin dhe për t’i shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Me këtë deklaratë, këta delegatë kërkuan edhe nga deputetë, anëtarë të kryesisë, të respektojnë në plotëni këtë orientim partiak. Po ashtu morëm vendim që në Këshillin e Përgjithshëm t’i kemi si anëtarë më të drejtë të plotë të gjithë deputetët e zgjedhur.

Nga nesër e tutje do të përpiqemi të vazhdojmë diskutimet ku kanë mbetur, prej këtij momenti e heqi atë çështjen e pezullimit dhe LDK është e hapur të diskutojmë tutje për pozicionet”, tha ai, transmeton Nacionale.

Të ngjashme

Të fundit