Me një rezultat të ngushtë, Lumir Abdixhiku ka mbetur edhe më tej kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Megjithatë, pak orë pas përfundimit të punimeve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm, kanë nisur dorëheqjet në këtë parti.
Shkumbin Aliu ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit në degën në Gadime të Ulët, si dhe nga pozita e anëtarit të kryesisë në Lipjan.
Këtë, ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.







