13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Nga “armike” në shoqe, katër ish-banoret e BBVA ”trazojnë” rrjetin

- Advertisement -

Françeska Murati ishte një nga banoret më të përfolura në Big Brother Albania VIP 3, ku krijoi shumë “armiq” brenda në lojë, mes tyre dhe Roza Lati e Erjola Doçi, me të cilat zgjodhi të dilte në nominim kokë më kokë disa javë përpara fundit të spektaklit.

Gjithsesi, pavarësisht përplasjeve të shumta që kanë pasur me njëra-tjetrën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ish-banoret kanë lënë çdo gjë prapa, duke krijuar një miqësi mjaft të fortë menjëherë pas përfundimit të Big Brother.

Së fundmi, Françeska, Roza, Erjola dhe Rike kanë zgjedhur që një pjesë të këtyre pushimeve ta kalojnë nën shoqërinë e njëra-tjetrës.

Të katërta ato janë bërë bashkë dhe kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë si destinacionin e tyre për këtë verë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit