Punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të disa shkollave në kryeqytet, të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do të fillojnë grevën më 3 shtator.
Kështu i tha lajmi.net Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ku theksoi se pagat e tyre ka mundësi të mos implementohen me rritje nga 2 shtatori.
“Jemi marrë vesh që pagat për punëtorët teknik dhe sigurimit fizik paga të ju tatohet në vlerën e 405 eurove. Punëtorët teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: Dardanisë ,Pjetër Bogdani , e Muzikës ,Naim Frashëri, Shkolla e Gjelbër , Mehmet Xhevori ,Hoxhë Kadri Prishtina , Avdyl Frashëri, Asim Vokshi , Gjergj Fishta të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik te QKUK me 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori.”
Ndërkaq Azemi foli edhe për rritjen e pagës minimale për të cilin u mor vendim sot, e ku tha se vendimi për rritjen e pagës minimale ka qenë vendim elektoral dhe është bërë në prag të fushatës zgjedhore.
“Jo, jo, kjo pagë nuk është e mjaftueshme që është rritur, realisht është pagë që qeveria e ka marrë në mënyrë të njëanshme, pa u konsultuar me partnerë dhe me sindikata. Një rritje e tillë nuk është e mjaftueshme për sektorin privat, pasi që pagat duhet të jenë të paktën 500 euro minimalja.