Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhen nesër për të shtatën herë me radhë, për të vazhduar punimet e seancës konstituive të legjislaturës së nëntë, ku në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër në orën 10:00, në pëprjkje për të konstituuar kuvendin e Kosovës.
Seanca plenare do të fillojë në orën 10:00.
Ndryshe, në senacat e kaluara ka dështuar zgjedhja e kandidates së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu për kryetare të kuvendit. Megjithatë VV-ja ka bërë të ditur se Haxhiu vazhdon të jetë dhe më tej kandidate e kësaj partie për kryeparlamentare.
Ndërkaq partitë opozitare vazhdojnë të mbajnë qëndrime të njëjta sa i përket kandidatës së VV-së për kryeparlamentare. Ata janë deklaruar se nuk do ta votojnë Haxhiun për kryeparlamentare.