Nesër protestë simbolike para zyrave të BE-së në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së do të organizojnë nesër, në orën 12:00, një aktivitet simbolik para zyrave të Bashkimit Evropian në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie ndaj procesit gjyqësor në Hagë dhe solidariteti me ish-krerët e UÇK-së.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, ka bërë të ditur se në këtë aktivitet do të marrin pjesë përfaqësues të veteranëve, invalidëve të luftës dhe familjeve të dëshmorëve, të cilët do të përcjellin mesazhe publike lidhur me procesin gjyqësor.

Syla ka njoftuar se organizatat kanë kërkuar edhe nga Asociacioni i Komunave të Kosovës që t’u drejtohet komunave me kërkesë që, në të njëjtën kohë, kryetarët dhe administratat komunale të dalin para objekteve të komunave në shenjë solidariteti.

Të ngjashme

Të fundit