Nesër është 25 vjetori i Komandant Drinit, Arpagjik’t e përkujtojnë kujtimin dhe veprën e tij të pavdekshme
“I tharë mbeti Drini me ramjen tënde, por kujtimi për ty nuk shuhet kurrë.”
25 vjet më parë, u vra në mënyrë një prej figurave të qytetit të Prizrenit – heroi i UÇK-së, çlirimtari i Shadërvanit, Komandant Drini.
“Liria nuk dhurohet, ajo fitohet me gjak!” – ishte besimi që e udhëhoqi.
Të enjten, më 8 maj, në 25-vjetorin e rënies së tij, mblidhemi në Qendren Sportive prej orës 10:00 dhe vazhdojmë te varrezat e dëshmorëve në Landovicë, për me e nderu kujtimin dhe veprën e tij të pavdekshme.
Gjithashtu, po të njejtën ditë, takohemi nga ora 20:30 te Ura e KFOR-it ku bashkë nisemi për në Kala.
Lavdi Komandantit! Arpagjik’t, Prizreni e mbarë Shqiptaria nuk të harrojnë kurrë.