-2.9 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

“Nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat’, Çitaku i reagon Kurtit për deklaratat ndaj Thaçit

- Advertisement -

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti lidhur me deklaratat e tij fajësuese për pararendësin e tij, Hashim Thaçin, lidhur me marrëveshjen në Bruksel që ndalon prezencën e FSK’së në katër komunat veriore të Kosovës.

Çitaku me anë të një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se nëse Thaçin nuk arrini ta mbështesni – i cili ndodhet në Hagë në bankën e të akuzuarve – lejeni rehat, shkruan Insajderi.

“E Hashim Thaçin, nëse nuk mund ta mbështesni, lejeni rehat. Sot ai është në betejë për historinë dhe të ardhmen tonë”, ka deklaruar ndër të tjera Çitaku.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën për media lidhur me sulmin në kanalin e Ibër Lepencit tha se nuk mund ta parandalonin atë për shkak të ish-kryeministrit Hashim Thaçi.

“Në veriun e Kosovës jemi të hendikepuar, meqë ushtria jonë që nga zotimi i ish-kryeministrit Thaçi nuk mund të shkojë në veri të Ibrit dhe në këtë mënyrë atje nuk është situata sikurse në pjesë të tjera të vendit. Imagjinata demokratike nuk arrin gjithmonë ta përthekojë imagjinaten kriminale terroriste, këso sulmesh iu ndodhin edhe vendeve të zhvilluara demokratike perendimore, madje do thosha më shumë se tek ne”, deklaroi ai.

Në konferencën për shpërthimin në Ibër-Lepenc, Kurti gjen kohë të sulmojë Thaçin në Hagë

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit