Sadri Ramabaja, analist në T7 dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvndosje, duket se e ka përjetuar me dozë emocionale intervistën e Manuel Sarrazinit në mediumin Koha.
Madje, në bazë të komentit mbi intervistën, Ramabaja duket se është nervozuar nga qendrimet e Sarrazinit.
Sipas Ramabajës, Sarrazin nuk e ka idenë as çka flet.
“Diplomati M.Sarrasin nuk e ka as idenë çka flet. Ai jeton në botën e tij ideologjike (të gjelbërt) dhe për rrjedhojë as që e njeh realitetin! Prandaj kur përballet me gazetar profesionist e me ndjesi të kultivuar qytetarie, siç i ndodhi në intervistën dhënë KTV-së, bëhet qesharak” – ka shkruar Ramabaja.