7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Nervozohen keq serbët pas mbishkrimit UÇK në Pasjan, reagojnë edhe institucionet

- Advertisement -

Institucionet serbe janë shprehur të indinjuar me një mbishkrim UÇK në fshatin Pasjan të Parteshit.

E ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka lëshuar komunikatë për vendosjen e mbishkrimit UÇK në Pasjan, duke e konsideruar këtë provokim nga ana e Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Në të njëjtën ditë kur kryeministri i Institucioneve të Përkohshme të Prishtinës, Albin Kurti, refuzoi ftesën e vendeve të QUINT-it dhe të Bashkimit Evropian për të mundësuar referendumin, një mbishkrim i UÇK-së u shfaq në një tabelë udhëzuese që të çonte në fshatin Pasjan, plot me serbë”, thuhet në reagimin e tyre.

Fotografia është publikuar nga mediet serbe, ndonëse nuk dihet se kur është shkruar mbishkrimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit