Sport

Kupa e Afrikës: Malavia dhe Maroku triumfojnë ndaj Zimbavesë, respektivisht Ishujve Komoros

Malavia dhe Maroku kanë triumfuar ndaj Zimbavesë dhe Ishujve Komoros.

Malavia e cila gjendet në grupin B, ka arritur fitoren e parë në këtë turne pasi mposhti reprezentacionin e Zimbavesë me rezultat 2-1.

Skuadra e Zimbasë kaloi e para në epërsi me anë të Ishmael Wadi i cili realizoi në minutën e 38-të, vetëm pesë minuta më vonë për tu barazuar rezultati nga Malavia nëpërmjet Gabadinho Mhangos në minutën e 43-të.

Goli fitues për Zimbavenë erdhi nga lojtari i njëjtë që realizoi golin e parë, Mhango i cili realizoi në minutën e 58-të.

Malavia me këtë fitore renditet në pozitën e tretë me tre pikët e para të mbledhura sot, duke qëndruar prapa Senegalit dhe Guinesë që ndodhen me nga katër pikë, kurse Zimbave gjendet e fundit me dy humbje pas dy ndeshjeve të para.

Në anën tjetër, Maroku ka mposhtur Ishujt Komoros me rezultat 2-0.

Goli i parë për marokenët erdhi nga Selim Amallah i cili realizoi në minutën e 16-të, kurse goli i sigurisë u realizua nga Zakaria Aboukhlal në minutën e 88-të për rezultatin final.

Maroku kështu mbledh dy fitore pas dy ndeshjeve të para duke prirë lider në grupin C me gjashtë pikë, teksa Ishujt Komoros njoftohen me dy humbje rresht.

Dy skuadrat e tjera të këtij grupi, Gaboni dhe Ghana do të përballen sonte nga ora 20:00. Gaboni ka tre pikë, kurse Ghana kishte humbur ndeshjen e parë.