9.4 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Universiteti ‘Ukshin Hoti’ organizoi ceremoni me rastin e pensionimit të profesorit Ragip Gjoshi

- Advertisement -

Në vlerësim për kontributin e prof. asoc. dr. Ragip Gjoshi, me rastin e pensionimit dhe punës së çmuar në shërbim të sistemit arsimor në Kosovë, dhe kontributin e dhënë në dekadën e mbijetesës së shkollës shqipe, dhe për rezultatin e sukseset shumëvjeçare në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit të Kosovës dhe në edukimin e brezave të tërë në periudha të ndryshme të vështira për fatet e vendit, u mbajt ceremoni e organizuar nga Këshilli i Fakultetit të Edukimit në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit “Ukshin Hoti”.

Me këtë rast, përveç drejtuesve të universitetit dhe miqve të profesorit e studentëve mori pjesë i gjithë personeli akademik dhe administrativ.

Me këtë rast mirënjohje ndau Rektorati, Fakulteti i Edukimit dhe Parlamenti Studentor. Në fund u shfaq edhe dokumentari: “Një jetë e tërë në shërbim të shkronjave shqipe dhe në udhën e lirisë…”, dedikuar veprimtarisë së profesorit që po pensionohet.

Me këtë rast nga një fjalë rasti mbajtën zëvendësrektorja prof. asoc. dr. Albana Plakiqi-Milaimi, ish-ministri i Arsimit prof. dr. Ramë Buja, ish-rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit