Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta, është bilanci i suksesit të ekipit tonë pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.
Pas katër medaljeve në “Tarragona 2018”, gjashtë në “Oran 2022”, në “Taranto 2026” u thye rekordi me nëntë sosh.

Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e peshëngritësi Kianoush Rostami (2), dhe të bronztat nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.
Nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses për Komitetin Olimpik të Kosovës, pavarërisht se pritshmëritë për sukses ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe sportet ekipore si futbolli, basketbolli 3X3, hendbolli e volejbolli (m).
Sonte do të mbahet ceremonia mbyllëse ku do t’i dorëzohet flamuri Kosovës si mikpritëse e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.






