28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Nënsekretarja e ShBA-së: Mirëpresim në veçanti përparimet që Serbia ka bërë në dialog me Kosovën

- Advertisement -

Nënsekretarja amerikane e Shtetit, Elizabeth M. Allen, gjatë një interviste me Radio Televizionin e Serbisl (RTS) ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi për normalizim të marrëdhënieve për çka u shpreh “më vjen të mirë përparimin në dialog që ka bërë në veçanti Serbia”; ndërsa sa i përket palës kosovare tha se “do të flas nga Kosova për pritshmëritë e mia”.

“Po, shikoni, ne mbështesim absolutisht dialogun e vazhdueshëm të ndërmjetësuar nga BE. Është një mënyrë për të bërë përparim në çështjet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Ne jemi vërtet të lumtur që shohim përparimin e bërë nga Serbia në veçanti. Ne mirëpresim reformat dhe progresin e bërë në atë dialog. Dhe gjithashtu, ne duhet të shohim më shumë përparim. Dhe kjo përfshin Kosovën”, tha ajo.

Sa i përket pyetjes së RTS-it se “a nuk duhet Prishtina të shytjë pak më shumë”, Allen tha se “nga Kosova do të flas për pritshmëritë e mia”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit