6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Nëna e Faton Hajrizit e autorizon avokatin Koci për tërheqjen e trupit nga Serbia

- Advertisement -

Nëna e Faton Hajrizit, Shehrija ka autorizuar avokatin Arianit Koci për tërheqjen e trupit nga Serbia.

Në një prononcim për IndeksOnline, Koci ka thënë se ka nisur menjëherë kontaktet me autoritetet e Beogradit por edhe me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

“Sot jam takuar më nënën e Fatonit të ndjerë, ma ka dhënë autorizimin, ishte së bashku me vëllain e vogël në zyre tek unë. Kam filluar menjëherë kontaktet me autoritetet në Beograd, të njëjtën kohë jam në koordinim edhe me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, ambasadorin Jetish Jashari. Deri tash disa punë i kemi kryer, sot kam kontaktuar edhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore atje, ende nuk e kemi identifikuar se ku është trupi i të ndjerit. Na dhanë si opsion Beogradin, Shidin ose Novi- Sadin, posa ta marrë vesh këtë informacion unë do të nisem, shpresoj se nesër apo më së largu pasnesër dhe pastaj vazhdojmë tutje me procedura. Të gjitha dokumentet e nevojshme i kam dhe vazhdoj tutje”, ka deklaruar avokati duke shtuar se Zyra Ndërlidhëse ka nisur kontaktet

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit