Besa Ismaili: Rezultatet e PISA-s, aktakuzë ndaj sistemit arsimor

- Advertisement -

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka kritikuar ashpër gjendjen e sistemit arsimor në Kosovë, duke i cilësuar rezultatet e PISA-s si dëshmi të dështimit të politikave arsimore.
Sipas saj, rezultatet janë pasojë e politikave të hartuara pa vizion e vazhdimësi, mungesës së mekanizmave të llogaridhënies dhe institucioneve që nuk kërkojnë rezultate.
Ismaili ka kritikuar edhe qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, duke thënë se përgjegjësia politike për rënien e cilësisë së arsimit është e drejtpërdrejtë.

Ajo ka kërkuar depolitizimin e institucioneve arsimore, investime më të mëdha në edukimin e hershëm, rishikimin e teksteve dhe kurrikulave, si dhe financim të bazuar në nevoja dhe rezultate.

Postimi i plotë:

Rezultatet e PISA-s janë aktakuzë ndaj sistemit arsimor të kapur nga paaftësia, improvizimi dhe mungesa e përgjegjësisë politike.

Ato janë dëshmi e dështimit të grumbulluar të politikave arsimore të hartuara pa vizion, pa vazhdimësi dhe pa mekanizma llogaridhënieje. Janë pasojë e institucioneve që nuk kërkojnë rezultate dhe e një pjese të mësimdhënësve që nuk arrijnë ta shndërrojnë dijen teorike në aftësi praktike, mendim kritik dhe zgjidhje problemesh.

Qeveria që arsimin e përmend vetëm gjatë fushatave, ministria që prodhon strategji pa i zbatuar ato dhe institucionet që heshtin përballë rënies së cilësisë mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë politike.

Arsimi përmirësohet me depolitizim të institucioneve, investim në edukimin e hershëm, rishikim të teksteve e kurrikulave dhe financim të bazuar në nevoja e rezultate, dhe jo në interesa partiake dhe kalkulime elektorale.

#failed #EducationMatters

Të ngjashme

Të fundit