Mbyllet restoranti dhe hoteli pranë Liqenit të Radoniqit

- Advertisement -

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë, duke i dhënë fund veprimtarisë së tij në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se institucioni.

Postimi i plotë:

Inspektorati i Mjedisit ka vendosur shiritat e mbylljes në restorantin dhe hotelin “Liqeni i Dukagjinit”, në Gjakovë duke i dhënë fund veprimtarisë së tij të kundërligjshme në zonën e mbrojtur të Liqenit të Radoniqit.

Si Ministri, do të vazhdojmë të veprojmë me vendosmëri për mbrojtjen e ujërave dhe zonave të mbrojtura të Kosovës.

Uji i pijshëm është pasuri publike dhe mbrojtja e tij nuk ka kompromis!

Të ngjashme

Të fundit