Në prag të ndeshjes miqësore Çeki–Kosovë, presidenti i Federatës Çeke të Futbollit, David Trunda shtroi drekë për delegacionin e FFK-së.
Me këtë rast presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka përgëzuar presidentin Trunda për suksesin e Kombëtares së Çekisë dhe kualifikimin në Kupën e Botës 2026, duke i uruar paraqitje sa më dinjitoze atje.
“Presidenti Trunda vlerësoi progresin e futbollit të Kosovës dhe cilësinë e Kombëtares sonë, duke shprehur respekt për punën që po bëjmë në zhvillimin e futbollit në vend. Takimet e tilla forcojnë bashkëpunimin mes federatave tona dhe pa dyshim e pasurojnë frymën e respektit brenda familjes evropiane të futbollit. 🇽🇰🤝🇨🇿⚽️”, ka njoftuar Ademi.







