“Sirena” franceze për Rafael Leao. PSG ka piketuar portugezin e Milanit si pasardhësin e Kylian Mbappe, i cili do të transferohet te Real Madrid në verë. Sipas rarpotimeve më të fundit të mediave francez, drejtuesit e kampionëve të Ligue 1zgjedhur “yllin” e “Kuqezinjve” të teknikut, Stefano Pioli dhe në fundin e sezonit do të paraqesin një ofertë zyrtare.
Me operacionin do të merret vetë Luis Campos, drejtori sportiv i PSG-së, me 59-vjeçarin portugez, i cili është personi që e transferoi Leao te Lille në vitin 2018. Në akordin e rinovimit të Leao me skuadrën e Milan është vendosur klauzola e shitjes së tij prej 175 milionë eurosh.
Gjatë këtij edicioni, “luzitani” ka patur një impakt shumë të madh në lojën e italianëve, me 24-vjeçarin, që deri më tani ka arritur të numërojë plot 10 gola dhe 11 asistime në 36 përballjet e zhvilluara në të gjithë kompeticionet për “Djajtë” e Milanos.