17.4 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Në mbrëmje arrinë fronti i ftohtë, të shtunën mund të paraqiten fjollat e para të borës edhe në ultësira

- Advertisement -

Reshjet e shiut kanë filluar të intensifikohen dukshëm në shkallë vendi gjatë orëve të pasditës, ndërsa në mbrëmje pritet të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, duke sjellur një valë të re të reshjeve pas një pushimi të shkurtër që pritet pak më vonë.

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Gjatë ditës së nesërme, konkretisht nga mesnata e deri në orët e mëngjesit, pritet të jemi plotësisht nën ndikimin e masave të ftohta me origjinë polare. Moti do të karakterizohet me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku mund të paraqiten edhe fjollat e para të borës për këtë sezonë.

Do të fryjë erë e ftohtë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h, duke bërë që ndjeshmëria e temperaturës të jetë më e ulët se ajo reale.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C. Gjatë kohës me erëra të fuqishme, ndjeshmëria e temperaturës do të jetë në vlera negative. Pra, do të jetë pak a shumë një ditë tipike dimërore.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit