15.3 C
New York
Saturday, May 18, 2024

Buy now

Në Mal të Zi protestohet kundër Kosovës

- Advertisement -

Gjatë ditës të mërkurës dhe të enjtes, disa qytetarë në Mal të Zi protestuan në mbështetje të serbëve të veriut të Kosovës.

Por, këto reagime, sipas Ministrit për të Drejtat e njeriut dhe pakica në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, nuk janë shqetësuese.

Ai në Klan Kosova tha se ata që reagojnë kundër Kosovës janë nga komuniteti serb, që janë diku afër 30% në Mal të Zi.

Megjithëse, Gjeka tha se nuk janë të gjithë serbët e tillë, por vetëm disa grupe të vogla që janë edhe pro-ruse.

Ai përmendi edhe faktin që muaj më parë, Komuna e Zetës, e përbërë nga serbë, kërkoi nga Parlamenti i Malit të Zi ta tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës. Këto, Gjeka tha se janë banale dhe vetëm politika për konsum ditor, e asgjë shqetësuese.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit