13.4 C
New York
Saturday, May 4, 2024

Buy now

Asensio vulos të ardhmen e tij, refuzon Premier League për të luajtur në Francë

- Advertisement -

E përditshmja “The Athletic” zblon se mesfushori spanjoll Marco Asensio ka vendosur të transferohet te skuadra e PSG. 27-vjeçari nuk do të rinovojë kontratën me Real Madrid, e cila skadon këtë verë dhe do të largohet nga “Bernabeu”.

Një transferim i bujshëm për një nga mesfushorët më të mirë, që do të lëvizë me koston zero. Për Asensio ishin interesuar disa ekipe nga Premier League, veçanërisht Aston Villa, por duket se parizienët u treguan më të shkathët.

Skuadra e PSG i ka ofruar një rrogë më të mirë, ndërkohë që vendimtar ka qenë dëshira e vetë mesfushorit spanjoll, që ka refuzuar Premier për të shkuar në League 1. Ndeshja e kësaj fundjave pritet të jetë e fundit me Asensio në fanellën “los blancos”.

Asensio nuk bën më pjesë në planet e skuadrës madrilène, që ka vendosur të shohë në drejtime të tjera. Ky transferim do të rritë ndjeshëm potencialin e PSG, që synon të trifumojë në arenën ndërkombëtare, ku mungon trofeu.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit