Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, tha në Pressing në T7 se “z.Kurti është munduar që PDK-në ta fus në lojën e emrave”, sa i përket çështjes së presidentit.
Por, sipas saj nga ajo që u pa në praktikë “kanë qenë përpjekje joserioze sa për konsum medial, pa asnjë rezultat…Janë të destinuara të dështojnë”, tha Çitaku referuar takimeve të Kurtit për presidentin.
“Ne ia kemi qartësuar në komunikimin që Hamza ka pas me Kurtin, që ne si PDK këtë proces e trajtojmë shumë seriozisht dhe ne nuk duhet të hyjmë në një lojë të simulimit të një procesi politik pa asnjë përmbajtje…”, tha Çitaku në Pressing, transmeton Gazeta Express.
“Ne nuk i kemi ikur asnjë takimi, kemi bërë përpjekje që vendit t’i japim institucione”, tha ajo.
Video:






