28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

Në Japoni del në shitje luga elektrike që e bën ushqimin më të kripur

- Advertisement -

Një lugë me bateri që e bën ushqimin më të kripur ka dalë në shitje në Japoni.

Luga, e cila është prej plastike dhe metali, ka për qëllim që njerëzit të përpiqen të reduktojnë marrjen e kripës, pasi studiuesit pretendojnë se promovon ushqim më të shëndetshëm.

Marrja e tepërt e natriumit është e lidhur me rastet e shtuara të presionit të lartë të gjakut dhe goditjeve në tru, transmeton Telegrafi.

Në Japoni, të rriturit konsumojnë mesatarisht reth 10 gramë kripë në ditë, dyfishi i sasisë së rekomanduar të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Luga elektrike e kripës funksionon duke kaluar një rrymë të dobët elektrike përmes majës së pajisjes, për të përqendruar molekulat e joneve të natriumit në gjuhë.

Kjo e zmadhon kripën e perceptuar të ushqimit me një herë e gjysmë, sipas prodhuesve japonezë, Kirin.

Përdoruesit mund të zgjedhin intensitetin e tyre të preferuar nga katër nivele të ndryshme, tha kompania, e cila po kalon më shumë në kujdesin shëndetësor nga biznesi i saj tradicional i birrës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit