28.7 C
New York
Saturday, July 27, 2024

Buy now

“Kam vesh uniformë të KFOR-it amerikan”, Geci tregon çka gjetën në shtëpinë e Veselinoviqit gjatë hetimeve

- Advertisement -

Ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, në një intervistë për “Debat Plus”, ka rrëfyer detaje për hetimet gjatë vitit 2009-2010-2011 rreth burimit të financave të Milan Radoiçiqit dhe Zvanko Veselinoviqi.

Geci, i cili ishte në atë kohë kryetar i Komisionit për Agjensionin e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka treguar se hetimet e tyre filluan pas ftesës nga autoritetet amerikane.

Ai tha se mbi shtepinë e tyre kishin hasur në antena të VALA 900.

“Në vitin 2009-2010-2011 kemi filluar hetimin për Milan Radoiçin dhe Veselinoviqit me amerikanë. Unë si ndihmës i tyre dhe KFORi amerikan i Bondsteelit. Unë si Kryetar i Komisionit Për AKI, kemi filluar hetimin e Zvanko Veselinoviqit dhe Milan Radoiçiqit. Mbi shtëpinë e Veselinoviqit ka qenë antena e VALA 900, e ka dërguar Telekomi i Kosovës. Kanë filluar hetimin e antenave të Valës. Isha me uniform amerikane dhe e kam thirr Halil Baranin, dhe e kam pyetur për kah po i marrin financat. Nga po financohen grupet kriminale. Kam veshur uniformat amerikane deri në pikën 31. Kemi punuar për financimin e tyre e ato kanë ardhur nga shqiptarët tanë”, deklaroi Geci.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit