Në Gllogjan, në zemër të Zonës Operative të Dukagjinit, është ndezur sonte “Zjarri i Lirisë”, duke përcjellë edhe nga kjo zonë historike mesazhin e fuqishëm të mbështetjes për çlirimtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Veteranë dhe ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, bashkëluftëtarë dhe qytetarë janë bashkuar në Gllogjan për të dëshmuar se lufta për liri, sakrifica dhe historia e UÇK-së nuk harrohen.
Nga Dukagjini u përcoll qartë mesazhi se, edhe sot, bashkëluftëtarët që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë kanë pranë tyre njerëzit me të cilët ndanë rrugën e luftës dhe të lirisë.
Çlirimtarët nuk janë vetëm.
“Zjarri i Lirisë” po vazhdon nga njëra zonë operative në tjetrën, duke bashkuar veteranët, familjet e dëshmorëve dhe qytetarët rreth kërkesës për drejtësi dhe liri.
Nga Gllogjani dhe Zona Operative e Dukagjinit, mesazhi shkon drejt gjithë Kosovës: qëndrojmë bashkë për çlirimtarët, për sakrificën dhe për dinjitetin e luftës sonë çlirimtare.
12 shtator | Ora 14:00 | Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë
Marshi për Liri. Çlirimtarët nuk janë vetëm.





