Të gjitha zyrtareve policore të gjinisë femërore në Policinë e Kosovës u është kërkuar që t’i dorëzojnë kapelat e uniformës, në mënyrë që ato t’i huazohen gjeneratës së 63-të deri në diplomimin e saj.
Vox Kosova ka siguruar një komunikim të brendshëm, përmes të cilit drejtorëve të drejtorive dhe shefave të njësive u kërkohet që t’i njoftojnë zyrtaret policore femra për këtë kërkesë.
Sipas njoftimit, dorëzimi i kapelave është kërkuar të bëhet të hënën, më 2 nëntor 2026.
Kapelat duhet të grumbullohen nga secila drejtori dhe njësi, përfshirë edhe rajonet, e më pas të dorëzohen te Drejtoresha e Drejtorisë së Logjistikës së Policisë së Kosovës.
Ndërkaq, në një komunikim tjetër në grupin e punës, zyrtarëve te njerit njesit, u është bërë e ditur se kërkesa vjen nga kapiteni Fatmir Balaj dhe se kapelat do t’i huazohen gjeneratës së 63-të deri në diplomimin e saj, pas së cilit pritet t’u kthehen pronareve.
Kërkesa për dorëzimin e pajisjeve personale të uniformës është bërë përmes një njoftimi drejtuar udhëheqësve të strukturave policore.







