Ndihmësi i kryeministrit kapet duke përdorur ChatGPT për t’ia shkruar fjalimin, shpërthejnë polemikat në Britani

- Advertisement -

Një ndihmës i kryeministrit britanik Andy Burnham është fotografuar duke përdorur ChatGPT për të përmirësuar fjalimin e tij politik, duke shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe, me opozitën që e ka ka shfrytëzuar rastin për të ironizuar qeverinë.

Ndihmësi, i cili merret me hartimin e fjalimeve në Doëning Street, u filmua duke përdorur ChatGPT gjatë një udhëtimi me tren nga Londra drejt Uellsit, të premten e 13 nëntorit.

Sipas gazetës britanike, ai po punonte mbi fjalimin që Burnham do të mbante një ditë më vonë në një aktivitet të Partisë Laburiste në Llandudno. Ajo që tërhoqi vëmendjen ishte se ChatGPT nuk po përdorej vetëm për korrigjime gjuhësore, por edhe për ta bërë më emocional mesazhin politik.

Ndihmësi dyshohet se i kërkoi inteligjencës artificiale të përmirësonte pjesën e fjalimit që trajtonte trashëgiminë politike të ish-kryeministres Margaret Thatcher dhe pasojat e mbylljes së minierave e fabrikave në komunitetet britanike.

Sipas “Daily Mail”, ChatGPT sugjeroi që fjalimi të përfshinte jo vetëm humbjen e vendeve të punës, por edhe ndikimin në jetën sociale të komuniteteve, duke përmendur klubet e punëtorëve, ekipet sportive, koret dhe sindikatat.

Referenca të ngjashme u përdorën edhe në fjalimin që Burnham mbajti të shtunën, më 14 nëntor, ku kritikoi politikat e qeverisë Thatcher gjatë viteve 1980. Zbulimi solli edhe reagimin e Lee Anderson nga partia Reform UK, i cili ironizoi përdorimin e ChatGPT dhe e lidhi atë me paaftësinë e qeverisë për të përballuar krizën e kostos së jetesës.

Nga ana tjetër, Downing Street u përpoq të ulte polemikat. Një zëdhënës i kryeministrit deklaroi për “Daily Mail” se Burnham i shkruan vetë shumicën e fjalimeve të tij dhe se edhe në këtë rast kishte ndodhur e njëjta gjë.

Ngjarja vjen në një kohë kur kryeministri po përballet me kundërshtime brenda Partisë Laburiste për ndryshimet e propozuara në sistemin e mirëqenies sociale.

Të ngjashme

Të fundit