Ndërron jetë nëna e Shaqir Totajt

- Advertisement -

 

Ka ndërruar jetë nëna e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një njoftimi, ku shpreh dhimbjen për humbjen e nënës së tij në moshën 96-vjeçare.

“Me pikëllim në zemër njoftoj familjarët, shokët, miqtë dhe dashamirët se në moshën 96-vjeçare, sot më 18 prill në mëngjes, nana u nda nga jeta. Nuk paska moment më të vështirë se të mbetesh pa nanë”, ka shkruar Totaj.

Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerës do të bëhet nesër, më 19 prill, në ora 13:00. Xhenazja do të falet në Xhaminë e Terzimahallës, afër gjimnazit në Prizren.

E pamja do të mbahet për tri ditë, nga 20 deri më 22 prill, nga ora 09:00 deri në 16:00, në Hotel Theranda në Prizren.

Të ngjashme

Të fundit