Ka ndërruar jetë në moshë të re Flamur Kuqi, afarist nga Suhareka. Lajmi është bërë i ditur nga familjarët dhe miqtë e të ndjerit.
Në njoftim nuk është bërë me dije arsyeja e vdekjes së të riut nga Suhareka.
Njoftimi:
Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Flamur Kuqit, një kontabilist i përkushtuar, qytetar i devotshëm dhe biznesmen i përgjegjshëm, i cili me punën, korrektësinë dhe sjelljen e tij la gjurmë te shumë njerëz, përfshirë edhe mua si bashkëpunëtor.
Flamuri do të kujtohet për urtësinë, ndershmërinë dhe respektin që tregonte ndaj secilit. Humbja e tij është e rëndë për familjen, miqtë dhe gjithë ata që e njohën nga afër.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kuqi, miqve dhe bashkëpunëtorëve. I paharruar kujtimi për të!.






