Loredana Zefi dhe Karim Adeyemi po përjetojnë një nga periudhat më të bukura të lidhjes së tyre. Reperja shqiptare ka emocionuar ndjekësit me një video të publikuar në TikTok, ku shfaqet vajza e saj Hana së bashku me Karimin në ambientet e shtëpisë së tyre në fshat.
Pamjet tregojnë afërsinë dhe raportin e ngrohtë që futbollisti ka krijuar me Hanën, por ajo që mori më shumë vëmendje ishte përshkrimi që Loredana Zefi i vendosi videos: “Tani e kanë radhën fëmijët tanë.”







