Ndërpritet seanca/ Kurti kërkon kohë shtesë në Kuvend për bisedimet me LDK-në rreth presidentit

- Advertisement -

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka marrë fjalën në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, por në vend që të paraqesë menjëherë kandidatin e partisë për kryetar të Kuvendit, ka kërkuar kohë shtesë.

Kurti tha se i nevojitet më shumë kohë për të vazhduar bisedimet me Lidhjen Demokratike të Kosovës lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kërkesa e tij vjen në kohën kur Kuvendi pritet të zgjedhë kryetarin e ri dhe të vazhdojë procesin e konstituimit të institucioneve

Të ngjashme

Të fundit