Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit, si pasojë e dëmtimit të gypit kryesor të furnizimit.
Sipas njoftimit të kompanisë, dëmtimi ka ndodhur gjatë punimeve të një operatori ekonomik (OE) në zonën e “Grandit”.
Si pasojë e këtij defekti, pa ujë kanë mbetur këto zona:
-Dardania
-Lakrishtja
-Kalabria
-Një pjesë e Ulpianës, deri në drejtim të FSK-së
-Rrugët lidhëse dhe zonat përgjatë gypave të furnizimit në këto akse.
Nga KRU “Prishtina” kanë bërë të ditur se ekipet përkatëse janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë sa më shpejt të jetë e mundur.






