Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci në postimin e fundit në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar ndërkombëtarët për qasjen e tyre ndaj Kosovës.
Ai, nuk ka hezitur që t’i tregojë qytetarëve pozicionin e tyre, e që sipas tij “ndërkombëtarët nuk janë kërkah”.
“Ndërkombëtarët për besë nuk janë kërkah, me i ndjek kriminelët, me e kthy ligjshmërinë, zbatimin e kushtetutës së Republikës së Kosovës quhen veprime të pakoordinuara, ose veprime të njëanshme”, ka shkruar ai.
Pak orë para këtij postimi, Bajqinovci ka ‘thumbuar’ edhe AAK-në.
“AAK e pakoncentruar, kanë problem me pragun e lartë”, ka deklaruar ai.