17.6 C
New York
Monday, May 5, 2025

Buy now

Ndau drejtësinë në dy ndeshjet mes ekipeve, kush është gjyqtari që u caktua për derbin Inter-Barcelona?

- Advertisement -

Szymon Marciniak është gjyqtari i cili është emëruar të ndajë drejtësinë në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës.

Ndeshaj e parë ishte një triller i vërtetë ku ndeshja përfundoi baras me rezultat 3-3, andaj kualifikimi për në finale do të vendoset në Milan, shkruan Insajderi.

Polaku Marciniak ishte emëruar nga UEFA për këtë ndeshje të martën para ndeshjes që do të luhet të martën.

Asistentët e Marciniak do të jetë bashkëvendësit e tij Tomasz Listkiewicz dhe Adam Kupsik.Gjyqtari i katërt është Pawel Raczkowski gjithashtu nga Polonia. Gjyqtarët e VAR-it janë holandezët Dennis Higler dhe Pol Van Boekel.

Marciniak ka ndarë drejtësinë në nëntë ndeshje të Interit në karrierën e tij dhe ‘Nerazzurrët’ kanë fituar vetëm dy, kanë barazuar tri dhe kanë humbur katër ndeshje.

Hera e fundit kur Marciniak ndau drejtësinë në një ndeshje të Interit ishte në vitin 2024, kur ‘Nerazzurët’ u eliminuan nga Atletico Madridi në Ligën e Kampionëve pas penalltive.

Gjyqtari polak ndau gjithashtu drejtësinë në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2023, aty ku Interi u mposht me rezultat 1-0 nga Manchester City.

44-vjeçari tashmë ka ndarë drejtësinë në dy ndeshje mes Interit dhe Barcelonës – 1-1 në ‘Giueseppe Meazza’ në fazën e grupeve në sezonin 2018/2019 dhe barazimi 3-3 në ‘Camp Nou’ në sezonin 2022/2023, po ashtu në fazën e grupeve.

Të ngjashme

Të fundit