U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje me konferencën që kryeministri tashmë në detyrë, Albin Kurti, mbajti në orët e para të 29 prillit bashkë me ish-kandidaten për presidente, Feride Rushiti, në ambientet e Presidencës.
U.d presidentja u pyet se pse ka lejuar mbajtjen e asaj konference në atë hapësirë, ku Haxhiu u përgjigj: “Institucionet nuk janë private, janë publike”, raporton Klankosova.tv.
Kurti dhe Rushiti iu drejtuan opinionit në orët e para të 29 prillit, pak pasi Kuvendi dështoi të zgjidhte presidentin e vendit në seancën e 28 prillit, e cila përfundoi në orën 24:00.
Ky veprim i Kurtit u kritikua në publik, duke u konsideruar si keqpërdorim i pozitës dhe i pushtetit.






