2.1 C
New York
Wednesday, February 5, 2025

Buy now

Nasim Haradinaj publikon fotot e takimit në kullë: Familjet Haradinaj e Gërvalla distancohen nga gjuha e Donika Gërvallës

- Advertisement -

Ish-komandanti i UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka bërë të ditur se sot në kullën e tij kanë pritur pjesëtarë të familjes Gërvalla.

Haradinaj ka thënë se këto dy familjen janë bashkë siç kanë qenë gjithmonë, dhe se janë distancuar nga çdo gjuhë denigruese për familjet, UÇK-në dhe kombin.

Ky takim i dy familjeve vjen pas gjuhës ofenduese që ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka drejtuar në adresë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke e quajtur edhe “gjeneral të vetashpallur”, gjuhë e cila kishte nxitur mjaftë shumë reagime.

“Haradinajt dhe Gërvallajt si gjdo here bashkë! Gjdo gjuhë denigruese për familjet, UÇK-në dhe kombin, ne distancohemi”, ka shkruar Nasim Haradinaj.

 

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit