5.8 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Nait Hasani tregon se çfarë i tha Hashim Thaçit kur e vizitoi në Hagë

- Advertisement -

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka folur për vizitën që i ka bërë ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë.

Ai në emisionin “Frontal” me Arsim Lanin në T7 ka treguar se çfarë ka folur me Thaçin në këtë takim.

“Unë kam shkuar e kam takuar Hashimin. I kam thënë i nderuar president kam ardhur me të vizitu, e di se i kam përjetuar këto vuajtjet e burgjeve. Nuk janë bash të njëjta. Ne kemi pasur represionin ju nuk e keni. Ne e kemi pas më të lehtë ju e keni më të rëndë. Pse më tha e keni pasur ju më lehtë e ne më rëndë. I thashë se ne e kemi pasur motivin e luftës për liri, e ju nuk e keni më motivin se Kosova është e çliruar”, ka thënë ai.

Hasani tha se është interesuar edhe për pikat e aktakuzës ndaj Thaçit. Kjo pasi sipas tij të njëjtat akuza i takojnë edhe atij.

“U interesuam për gjendjen, pikat e aktakuzës. Qato pika që i takojnë atij më takojnë edhe mua se ne kemi qenë bashkë. Jam që çdo përpjekje me ba si popull, si institucione, si shtet, si luftë e përbashkët për mbrojtjen në Hagë, sepse nuk guxojmë të lejojmë që UÇK-ja të dalë para drejtësisë dhe të gjykohet. Nuk gjykohet më Hashim Thaçi atje por populli ynë, gjykohet lufta jonë dhe aleanca e luftës sonë. Pra aleatët që na kanë ndihmuar. Ne duhet me bë përpjekje që ta mbrojmë këtë luftë, sepse ne nuk kemi bërë luftë çlirimtare”, deklaroi ai në T7.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit