6.6 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Vjosa Osmani shtyn planin e ish-presidentit Thaçi për zhvendosje në “Pallatin Presidencial”

- Advertisement -

Plani i ish-presidentit Hashim Thaçi për “Pallatin Presidencial” nuk po gjen zbatim nga Presidentja aktuale, Vjosa Osmani. Ajo ka vendosur që të mos e ndërrojë zyrën gjatë këtij mandati. Anulimi i këtij projekti mund ta çojë vendin edhe në Arbitrazh. Kosovës i rrezikohen miliona euro, nëse merret një vendim i tillë.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka në plan të largohet nga kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Pavarësisht planeve të paraardhësit të saj që stafi i Presidencës të vendosej në objektin e ish-komitetit, në sheshin “Nënë Tereza”, Osmani ka vendosur që këtë mandat të vazhdojë punën nga zyra që ka aktualisht.

Një gjë të tillë i është kumtuar tashmë edhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, që është përgjegjëse për akomodimin e institucioneve.

Informacionet për këtë projekt kanë qenë të klasifikuara deri në nëntor të vitit të kaluar, kur edhe është vendosur për deklasifikimin e tyre.

“Me datë 12.11.2021, Zëvendësuesi i Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Presidentit, e ka njoftuar Sekretarin e Përgjithshëm të MPB’së se Zyra e Presidentes gjatë mandatit aktual nuk ka plan zhvendojsen në këtë objekt. Andaj, duke qenë se më nuk ka arsye për mbrojtje të këtij informacioni pasi që arsyetimi i Raportit të Komisionit të lartëpërmendur nuk është më relevant, u vendos si në dispozitiv të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e MPB’së, që e ka siguruar T7.

Gazeta Express ka dërguar pyetje në Presidencë dhe MPBAP për të marrë informacione rreth këtij projekti, por asnjëra prej këtyre institucioneve s’është përgjigjur deri në momentin e publikimit të tekstit.

Rrezikohen miliona euro nëse anulohet projekti

Nëse ky projekt anulohet tërësisht, Kosovës mund t’i shtohet edhe një rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.

Për një gjë të tillë ka paralajmëruar vetë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrullah Çeku.

Çeku tha se ka pasur tendenca që nga qendra e sheshit në Prishtinë të largohet Ministria e Kulturës dhe sipas tij, për këtë qëllim është bërë një kontratë me një operator, ku tha se si ministri po kanë telashe për ta anuluar, pasi që penalltia që do ta paguajnë në këtë rast është e madhe, sepse kontrata ka mundur të shkojë deri në mbi 50 milionë euro.

“Kontrata ka qenë e klasifikuar dhe mezi e kemi deklasifikuar sepse edhe ajo e ka procedurën e vet. Flitet për disa milionë, por juristët tanë tek tani mund të shkojnë dhe ta shohin dhe t’i shohin kushtet e kontratës ose ridestinim të asaj kontrate”, ka deklaruar Çeku në ATV.

Sipas tij, aty ishte paraparë që të ketë edhe shpronësime.

“Kontrata ka qenë milionëshe për t’i nis renovimet e para, por plani i përgjithshëm, sipas atyre që kanë qenë të involvuar në atë proces, ka mundur të shkojë deri në mbi 50 milionë euro, sepse ka qenë e paraparë që aty të rregullohet edhe rrezja e sigurisë, të ketë edhe shpronësime, mund të llogaritet shpronësimi në atë pjesë të kryeqytetit”, ka thënë Çeku.

Plani i Thaçit për “Pallatin Presidencial”

Zhvendosja e stafit të Presidencës në objektin e ish-komitetit ka qenë plan i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Për të jetësuar këtë plan të tij, ishte marrë vendim për zhvendosjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Kulturës, të cilat e shfrytëzonin këtë objekt. Këto dy ministri parashihej të vendoseshin në objekte me qira.

Stafi i MBPZHR’së e kishin respektuar këtë vendim dhe ishin larguar nga objekti, por jo edhe ata të MKRS’së. Punëtorët e kësaj ministrie kishin protestuar para objektit në kundërshtim të këtij vendimi.

Pas largimit të këtyre ministrive, planifikohej të fillohej me renovimin e objektit. Për këtë, ishte siguruar edhe leja e Komunës së Prishtinës.

“Ministria e Administratës Publike ka aplikuar dhe është pajisur me leje përkatëse për renovimin e ndërtesës se ish-Komitetit sipas dispozitave ligjore ne fuqi”, kishin deklaruar nga komuna për Express, para dy vjetësh.

Adaptimi i këtij objekti për nevoja të Presidncës ishte paraparë të zgjaste 15 muaj, derisa kostoja e saktë e projektit nuk ishtë bërë publike kurrë.

“Sipas projektit detal të hartuar dhe dorëzuar në komunë për leje, diku 15 muaj pritet të zgjasë renovimi. Kostoja e saktë nuk dihet ende, kurse mjetet për renovim janë të parapara në buxhetin e viteve 2019-2021”, kishin deklaruar nga Ministria e Adminitratës Publike (tash MPBAP) për Express.

Kurti e kishte paralajmëruar Thaçin se nuk do t’ia lejojë zhvendosjen në këtë objekt

Ende pa u zgjedhur kryeministër, Albin Kurti ia kishte bërë me dije Hashim Thaçit se nuk do ta lejojë që ai dhe stafi i tij të kalojnë në objektin e ish-komitetit, ku atëherë ishin të vendosur stafi i Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Bujqësisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, kreu i VV’së kishte bërë me dije se nuk do të lejojnë zhvendosjen e Presidencës në këtë objekt.

 “Kjo nënkupton që nuk mund të lejojmë rialokime të stafit nëpër ndërtesa vetëm e vetëm për të përmbushur apetitet për luks të individëve të caktuar në nomenklaturën politike e as nevojën për përfitime të paligjshme të pronarëve të objekteve të caktuara private”, kishte shkruar Kurti në Facebook.

Kosova rrezikon 330 milionë euro në Arbitrazh

Kosova rrezikon të humbë miliona euro në Arbitrazh. Deri në shtator të vitit të kaluar, Kosova ka qenë e paditur nga gjashtë kompani.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë, vlera e këtyre padive në total është rreth 330 milionë euro.

Kompanitë që e kanë paditur Kosovën në Arbitrazh janë: Mabco Constructions, Bedri Selmani, Fox Marble LTD, Iute Credit, Blerim Devolli dhe Contour Global.

“Në lidhje me datat e seancave, AVSh ende nuk ka një orar të saktë apo ftesë nga Tribunali në lidhje me lëndët që janë në procedim. Ministra e Drejtësisë dhe AVSh është e gatshme që në çdo kohë të përgjigjet kërkesave nga Tribunali dhe të mbrojë Republikën e Kosovës përballë kërkesave nga kompanitë apo individëve”, thuhet në përgjigjet e MD’së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit