10.5 C
New York
Thursday, April 18, 2024

Buy now

Nagavci: Zbatimi i vendimit për Manastirin jo i drejt, por i duhuri për momentumin

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se vendimi i Qeverisë për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kalimin në pronësi të 24 hektarëve tokë për Manastirin e Deçanit, ka qenë jo i drejt por i duhuri për momentin.

Nagavci është shprehur se kjo qeveri në vendimmarrjen e saj, po përballet çdo ditë me vendimet e të kaluarës.

“Kemi konsideruar që duhet të merret ky veprim ndonëse edhe kryeministri Kurti e ka thënë se nuk ka pasur koncensus të plotë se nuk ka qenë një vendim që është marr me lehtësi apo se është gjykuar si i drejt, por që ka qenë i vetmi vendim i duhur për këtë moment. Nuk mund të themi që kryeministri Kurti ka ndryshuar qëndrim. Ne çdo ditë në vendimmarrjen tonë ballafaqohemi me vendimet e të kaluarës”, ka theksuar ajo në emisionin “Këndi i Debatit” në TËVË1.

Më tej, ministrja ka thënë se si opozitë kanë bërë çdo gjë brenda mundësive për të penguar procesin e dhënies së tokave Manastrit të Deçanit.

“Kemi qenë në një situatë si qeveri që jo të marrim një vendim për pronat të cilat u vendos që t’i kalohen Manastirit te Deçanit, por të zbatohet një vendim i Gjykatës Kushtetuese për të cilin më të drejt i kemi ngritur dilemat, shqetësimet dhe kundërshtimin tonë. Kemi bërë gjithçka që ka qenë në mundësitë tona në atë kohë si opozitë për të penguar këtë proces që nuk e kemi vlerësuar si të drejt as atëherë as tash”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, Nagavci e quajti sukses për Kosovën, hapin e sotëm tutje për anëtarësim në KiE, duke thënë se të qenit anëtare aty është shumë e rëndësishme për shkak të rolit dhe funksionit që ky këshill.

“Është një moment shumë i rëndësishëm. Besoj një sukses për Kosovë. Jo vetëm për shkak të rrugës së mirë që jemi drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe që në periudhën në të cilën kemi qenë aktualisht viteve të fundit, me një lobim të madh të Serbisë, madje edhe me një marrëveshje të para pak viteve që Kosova mos të aplikojë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Pra përtej këtij aspekti politik është e rëndësishme të qenit anëtar i Këshillit të Evropës për rolin dhe funksionin që e ka ky institucion”, është shprehur ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit