10.7 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

Nagavci thotë se më së largu javën e ardhshme hapet konkursi për 33 inspektorë të arsimit

- Advertisement -

Pas dy dështimeve të konkursit për inspektor të arsimit, ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se të enjten ose më së largu javën e ardhshme do të hapet konkursi për 33 inspektorë të Arsimit.

Nagavci ka thënë se ankesat për konkurset e kaluara sidomos të fundit nuk kanë qenë të arsyeshme, por ajo ka thënë s’beson që do ta mbyllin këtë proces.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, ajo ka thënë se kanë ndarë buxhetin e mjaftueshëm për inspektorët e rinj.

“Kemi shpall dy herë konkursin i cili është anuluar, gjegjësisht janë dhënë rekomnadime nga Këshilli për Mbikëqyrjen e Shërbyesve Civil e që është organ i pavarura, argumentet e tyre nuk kanë qenë të qëlluara, p.sh për të fundit është përmendur një mospublikim në gazetën zyrtarë e një udhëzimi administrativ, por e vërteta është se konkursi ishte hapur 10 ditë para se ne të ndryshknim legjislacionin që ka të bëjë me licencimin e mësimdhënësve dhe ai nuk ka mundur të ndikonte retroaktvishti. Gjithsesi tashmë unë po besoj që do ta mbyllim këtë çështje nëse jo nesër, në fillim të javës së ardhshme do të shpallim konkursin për punësimin e 33 inspektorëve”, ka thënë Nagavci

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit