8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Nagavci, deputetëve të VV-së që po kërkojnë lejimin e mbulesës në shkolla: S’veprojmë me kushtëzime

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e ka quajtur të padrejtë kushtëzimin e disa deputetëve të Lëvizjeve Vetëvendosje, të cilët kanë thënë se nuk do të përkrahin asnjë iniciativë të kësaj ministrie derisa nuk ndryshohet Udhëzimi Administrativ i cili ndalon bartjen e mbulesës për nxënëset në shkolla.

Ajo ka thënë se po bëjnë gjithçka që askujt të mos i mohet e drejta e shkollimit dhe se në qeverisjen e tyre nuk ka ndodhur asnjë rast, që ndonjë nxënëse i është mohuar shkollimi.

Nagavci në emisionin”Këndi i Debatit” në Tëvë 1, ka thënë se si Qeveri por edhe ajo si ministrie nuk veprojnë e nuk ndikohen nga kushtëzimet.

“Nuk janë deklarata e qëllime të duhura. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se ne, e as unë si ministrie nuk veprojmë me kushtëzime, as nuk ndikohemi nga të tilla. Mendoj që nuk është kërkesë e drejtë. Ne po bëjmë gjithçka që është në kompetencat tona për të garantuar të drejtën e secilit dhe secilës për shkollim dhe në asnjë rast në kohën sa kemi qenë në qeverisje, nuk kemi asnjë rast që ndonjë nxënësi i është mohuar e drejta e shkollimit”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka thwnw se çështja e bartjes së shamisë në shkolla duhet të trajtohet nga profesionistët, nëse mbulesa është uniformë fetare.

“Udhëzimi Administrativ që e përmendin është udhëzim që rregullon mbarëvajtjen në procesin mësimor në shkollat e mesme të larta dhe në një nga këto ndalesat është bartja e uniformës fetare. Kjo është një temë që duhet të trajtohet nga profesionistët, e para nëse shamia është uniformë fetare apo jo. Kjo nuk më takon mua të caktojë”, tha ajo.

Deputeti i VV-së, Eman Rrahmani dhe disa të tjerë kanë deklaruar se “Asnjë LIGJ që vjen në Kuvend nga kjo Ministri, nuk do ta ketë votën tonë pa e larguar këtë udhëzim administrativ diskriminues e të jashtëligjshëm”.

Ky udhëzim kishte hyrë në fuqi në vitin 2010.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit