Dy këngëtarët shumë të dashur për publikun, Mc Kresha dhe Lyrical Son kanë befasuar fansat në ditën e parë të vitit të ri.
Kresha në një postim në mediat sociale ka njoftuar se shumë shpejt do të publikojë albumin e tij të radhës në bashkëpunim me Lyrical Son.
“Muzika e alltisë” do të titullohet albumi, i cili pritet të publikohet në 12 Janar. Kresha nuk ka ngurruar që të tregojë dhe disa nga këngët që do të përmbajë ky album.
Ai ka treguar titujt e 11 këngëve që do të ketë ky album, por ka fshehur 10 prej tyre duke kuriozuar më shumë fansat.

