14.2 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Miley Cyrus i griset fustani në mes të këngës, por ia del të mbulohet

- Advertisement -

Miley Cyrus provoi se nuk ka asgjë që mund ta ndalë gjatë performancës, as fustani i saj i grisur. 29-vjeçarja po këndonte gjatë koncertit special të “NBC” për mbrëmjen e Vitit të Ri, kur veshja e saj në ngjyrë të ndritshme argjendi u gris në mes të këngës.

Miley mbajti me dorë pjesën e sipërme të fustanit përpara se t’i kthente kurrizin audiencës dhe ta linte copën të binte në tokë. Ende duke kënduar, artistja iu drejtua prapaskenës duke i lënë vendin këngëtarëve shoqërues që ta zëvendësonin për disa sekonda ndërsa ndërrohej.

Ylli i muzikës u kthye në skenë me një xhaketë të kuqe të cilën e kishte veshur pak më parë që i mbulonte vetëm kraharorin dhe vazhdoi këngën e saj si profesioniste e vërtetë. “Të gjithë po më shohin tani. Jam ende më e veshur se kurrë ndonjëherë në skenë”, bëri shaka Miley.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit