Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), deklaron se “nuk mund të ketë as investime vendore e as investime të huaja në një vend ku qeveria është armiqësore ndaj sektorit privat”.
Këtë reagim Mustafa e ka bërë pas zhvillimeve në kompaninë Vitia, e cila tashmë është mbyllur për disa ditë.
“Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë!”, ka pohuar Mustafa.
Reagimi i tij i plotë:
“Inspektori” Armend Muja po i çon prodhuesit vendorë drejt mbylljes!
Represioni i sotëm ndaj qumështores Vita tregon luftën që kjo qeveri po e zhvillon kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë!
E pastaj pyesim pse nuk ka investime në Kosovë.
Nuk mund të ketë as investime vendore e as investime të huaja në një vend ku qeveria është armiqësore ndaj sektorit privat.
Me këtë qasje, shihet qartë se qeveria e Albin Kurtit nuk synon zhvillimin ekonomik dhe krijimin e kushteve për një jetë me dinjitet në Kosovë.
Përkundrazi, po ndërton një model ekonomik ku qytetarët bëhen gjithnjë e më të varur nga ndihmat e qeverisë, në vend që të krijohen kushte për punë, prodhim dhe investime.






